Bayer Leverkusen i Granit Xhakës ka arritur barazimin e tretë në Bundesligë, duke mbetur në mesin e tri skuadrave të para me pesë pikë më pak se lideri Lajpcig.
Farmaceutikët në përballjen e xhiros së tetë ishin mysafirë të Werder Bremenit të papërshtatshëm, ndaj të cilit nxorën një pikë pavarësisht se ishin dy herë në epërsi, duke luajtur baras në fund me rezultatin 2:2.
Vendësit u rikthyen në lojë përmes golit të Ducksch në minutën e 74-të për barazimin 1:1, pas asistimit të Malatini.
Vetëm tre minuta më vonë ekipi i Xhakës erdhi serish në epërsi, kësaj radhe përmes autogolit të Agu.Bayer renditet i treti në tabelë me 15 pikë, dy më pak se Bayern Munih në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe pesë pikë më pak se Lajpcig që prin me 20 pikë pas fitores së sotme si vendës ndaj Freiburg 3:1. Ndërsa, Werder Bremen mbetet në mesin e tabelës, më saktësisht në pozitën e nëntë me 12 pikë.
Në ndeshjet tjera të ditës së sotme Augsburg, i cili renditet i 11-ti në tabelë me 12 pikë, mposhti si vendës Borussia Dortmund me rezultat 2:1. Po me të njëjtin rezultat fitoi edhe skuadra Stuttgart në përballje para shikuesve të vet ndaj Holstein Kiel, ndërsa dueli Sent Pauli-Wolfsburg përfundoi pa gola – 0:0.