Batatina:Objektivi im është titulli kampion me Llapin
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Batatina:Objektivi im është titulli kampion me Llapin
batatina
18/06/2026 - 12:50
Linku u kopjua

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka deklaruar se synimi i tij kryesor mbetet fitimi i titullit të kampionit në futbollin kosovar, duke theksuar se për këtë objektiv do të angazhohet maksimalisht gjatë drejtimit të skuadrës së Podujevës.

Në një prononcim për emisionin SportCast, Batatina u shpreh se pas viteve të punës dhe investimeve në klub, dëshiron të lërë gjurmë historike me Llapin.

“Kam disa parime, disa synime dhe disa objektiva që dëshiroj t’i arrij. Një prej tyre është që Llapit, pas gjithë këtyre investimeve dhe këtij organizimi, pas gjithë këtij mundi që e kam bërë për 13 vite rresht, t’i sjell diçka që dua të më mbetet në histori: titullin e kampionit. Dhe për këtë do të luftoj. A do t’ia arrij apo jo, kjo është diçka që nuk varet vetëm nga unë, por unë do të mundohem ta bëj maksimalisht punën time për të sjellë një gjë të tillë dhe pse jo, Llapi të dalë kampion gjatë menaxhimit tim”, ka thënë Batatina.

Megjithatë, Llapi kishte rrezikuar rënien nga Superliga e Kosovës, por e siguroi mbijetesën pas ndeshjes se barazhit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026