Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi që gjatë kësaj jave zyra e Prokurorit të Specializuar, ka nisur me disa bastisje që ndërlidhen me proceset gjyqësore që po kryhen në Hagë.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se secili që është cak i këtyre bastisjeve të mos lejojnë t’iu preket diçka pa prezencën e tyre, pasi siç u shpreh ai “ata janë në gjendje edhe të ju montojnë prova duke i quajtur gjoja konfidenciale”.
Postimi i plotë:
Të gjithëve ju kujtohen bastisjet e zyrave të OVL UÇK-së nga ana e ZPS-së më 25 shtator 2020.
Kur kanë filluar bastisjet e kontrolli, nuk kam lejuar që të preket asnjë letër pa qenë unë afër gjysmë metre aty që të shoh se çfarë po preket.
Po ashtu, në fund kur kam nënshkruar procesverbalin e përfundimit të bastisjes, e kam cekur në vërejtje se nuk jap llogari se çfarë është bërë rreth një orë e gjysmë përpara sa nuk isha unë prezent aty.