Bastiset edhe Drejtoria paralele e Urbanizmit në veri të Mitrovicës
Lajme
Lexohet për: 1 min.
bastisja-veri-271224
15 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës është duke bastisur objektin ku janë zhvilluar aktivitete të të ashtuquajturës Drejtori e Urbanizmit të Komunës paralele në veri të Mitrovicës.

Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

"Po, policia është duke bastisur këtë objekt. Është konfiskuar dokumentacioni dhe disa prej të punësuarve aty po intervistohen", ka thënë mes tjerash Elshani.

Elshani ka thënë se nuk ka persona të arrestuar.

“Sot pas pranimit të informacioneve se në një banesë afërsi të shkollës teknike mund të ishte duke funksionuar një degë e urbanizimit të Mitrovicës Veri, kemi verifikuar këtë informatë dhe ka dalë të jetë e saktë”, ka thënë Elshani.

“Pasi që është kontaktuar prokurori i rastit, janë konfiskuar dokumentet e gjetura aty, janë intervistuar disa persona dhe rasti si falsifikim i dokumenteve i bashkëngjitet rastit të mëhershëm që e kishim me strukturën paralele të Mitrovicë të Veriut”, ka thënë ai.

https://kosovapress.com/mbyllet-dhe-bastiset-nje-objekt-ne-veri-nen-dyshimin-per-falsifikim-dokumentesh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024