Bashota nën emocion: Të thuash UÇK i ke thënë të gjitha
Lajme
Lexohet për: 2 min.
sokol bashota
1 muaj më parë
Linku u kopjua

ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe kryetari i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota, pas kthimit nga Haga ka thënë se gjatë intervistimit në Gjykatësen Speciale i ka shërbyer drejtësisë.

Ai në pritjen e organizuar nga Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, e cila u mbajt në sheshin “Mujë Krasniqi”, në Klinë, tha se pushimi i hetimeve 5 vjeçare ndaj tij, është inkurajim për të dhe bashkëluftëtarët e tij.

“Po, të thuash UÇK i ke thënë të gjitha. Prandaj çdoherë dhe në çedukohej do ta mbrojmë këtë luftë të shenjët . Historia nuk mund të rishkruhet më, ajo është shkruar me gjakun e shumë bashkëluftëtarëve. Kjo histori nuk tjetërsohet, ne do të kemi sfida, do të kemi barriera por të jeni sigurt që ato sfida e barriera nuk na kanë ligështuar dhe nuk do të na ligështojnë kurrë, ne do të dalim faqebardhë, do të dal faqebardhë UÇK-ja për arsye se ajo ishte burim i vullnetit të juve qytetarë të nderuar, andaj faleminderit shumë për këtë pritje që më keni bërë”, tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025