Bashkia e Parisit në kaos nga monopatinat
Qytetarë që ecin me monopatina pa asnjë rregull trafiku, çiklistë që kalojnë me shpejtësi semaforët me të kuqe, këmbësorë që kalojnë në mes të rrugës larg vendkalimeve. ”Kjo është situata që është bërë gjithnjë e më anarkike dhe e rrezikshme në rrugët e Parisit”, deklaroi kryebashkiakja e kryeqytetit francez, Anne Hidalgo.
Hidago shpall një kod rrugor ”ad hoc” kundër drejtimit të papërgjegjshëm, deri në verën e 2023. Gjatë një ceremonie për urimet e Vitit të Ri, ajo përmendi një konsultim publik të kohëve të fundit, i cili tregon se bashkëjetesa “e vështirë” midis këmbësorëve, çiklistëve, monopatëve, taksive, furgonëve dhe autobusëve është “shkaku i parë i shqetësimit” të banorëve të Parisit.
”Në shkurt do të nisin konsultimet mes qytetarëve dhe ekspertëve, me qëllim të hartimit të një “kodi rrugor” ad hoc. Që nga kriza shëndetësore e lidhur me Covid-19 dhe inaugurimi i shtigjeve të shumta të biçikletave në qendër të kryeqytetit, biçikletat dhe monopatinat kanë pushtuar hapësirën publike”, shton Hidalgo.