Bashkëpunimi ushtarak Kosovë-Britani e Madhe, Maqedonci takon ambasadorin Hargreaves
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur sot në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin ushtarak ndërmjet dy vendeve.

Maqedonci ka falënderuar ambasadorin britanik për mbështetjen e vazhdueshme që Britania e Madhe ka dhënë për Kosovën në të gjitha etapat e shtet-ndërtimit.

Osmani u uron sukses pjesëtarëve të FSK-së në operacionin ushtarak Interflex • KosovaPress

“Në takim me ambasadorin Hargreaves diskutuam për operacionin e Interflexit dhe bashkëpunimin e deritanishëm ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Britanisë së Madhe që në aspektin strategjik ka rol unik për stabilitetin, sigurinë dhe perspektivën euro-atlantike të vendit dhe gjithë rajonit. U dakorduam që marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tutje”, ka shkruar ministri Maqedonci në Facebook.

FSK vazhdon të ofrojë kontribut në trajnimin e rekrutëve ukrainas • KosovaPress

Ndryshe, operacioni Interflex zhvillohet në Britaninë e Madhe dhe ka për qëllim stërvitjen e trupave të ushtrisë ukrainase. Ministria e Mbrojtjes dhe FSK-ja kanë ofruar gatishmëri për angazhimin e instruktorëve për të ndihmuar në procesin stërvitor të Ushtrisë së Ukrainës në kuadër të këtij operacioni.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024