Krasniqi fajëson Kurtin për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë: Po e bën qëllimisht
Lexohet për: 2 min.
Memli Krasniqi - PDK 190422 (7 of 11) (2)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për shtyrjen e procesit të regjistrimit të popullsisë deri në  prill të vitit të ardhshëm.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se kjo po ndodh qëllimisht nga vetë kryeministri Albin Kurti.

“Qysh herët kam paralajmëruar se regjistrimi i popullsisë nuk do të bëhet këtë vit – dhe kjo po ndodh qëllimisht nga vetë kryeministri Kurti. Shtyrja e regjistrimit, për herë të tretë, tashmë për në prill të vitit të ardhshëm, dëshmon se paaftësia, shkelja e ligjit, ndërhyrjet politike dhe fshehja e shifrave reale – e karakterizojnë këtë Qeveri dhe këtë proces që nga fillimi”, ka shkuar Krasniqi.

Qeveria shtynë sërish regjistrimin e popullsisë - KosovaPress

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim sot të shtyjë regjistrimin e popullsisë për vitin e ardhshëm.

Kryeministri Albin Kurti, tha se nga menaxhmenti i ri i ASK-së ka marrë zotimin se ky proces do të kryhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024.

Dështimin që regjistrimi i popullsisë të përfundojë gjatë këtij viti, Kurti ia faturojë ish- menaxhmentit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025