Bashkëpunimi më Serbinë, “TKZ” me aksion kundër FSHF-së
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Përveç në Kosovë, aplikimi i përbashkët i Shqipërisë më Serbinë për organizimin e Kampionatit Evropian Euro 2027 për grupmoshat U21 tashmë ka nisur të kundërshtohet edhe në Shqipëri.

Janë tifozët e Kombëtares Shqiptare, të njohur si “Tifozët kuqezi” ata që në mënyrë të organizuar kanë reaguar të hënën kundër kësaj iniciative. Ata kanë hedhur ngjyrë të kuqe në dyert e Federatës Shqiptarë të futbollit, derisa kanë  vendosur edhe fotografi të krimeve të Serbisë në Kosovë.

“Kundërshtojmë çdo nismë që mundohet ti rregulloj imazhin një populli barbar e gjenocidal. Kundërshtojmë çdo bashkëpunim me vrasësit me ata që shkaktuan me qindra masakra ndaj shqiptarëve dhe që deportuan me miliona nga shtëpitë e tyre gjatë gjithë historisë”, thuhet në reagimin e tifozëve kuqezi.

Ndërsa në Kosovë ka pasur reagimë të shumta nga të gjithë njhësit e futbollit, ndërsa ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku ka deklaruar për KosovaPress se nuk ka pasur fare komunikim mes dy shteteve për këtë vendim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024