Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rama u përgjigjet protestuesve: Dorëheqja ime s’negociohet me ju
Edi Rama9999
26/07/2026 - 16:10
Linku u kopjua

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u është përgjigjur protestuesve që një ditë më parë kundërshtuan dokumentin “Besa”, të prezantuar në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Përmes një reagimi në X, Rama sqaron se mesazhi i tij për “Bulevardin e Flamingove” nuk u drejtohej protestuesve, por ishte një reflektim mbi mësimet që, sipas tij, ka nxjerrë nga mandati i kaluar dhe strategjia e re politike e qeverisë.

“Më vijnë në rrugë të ndryshme përmes WhatsApp-it, nga miq a të panjohur, muhabete sorrash e korbash pas fjalës sime për Bulevardin e Flamingove. Një prej tyre, që e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, do një koment. Përsërisin që s’duan ‘dialog’, s’ka ‘negociata’, s’japin ‘besë’, po duan vetëm dorëheqjen time! Keqkuptim i madh”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë theksoi se nuk ka asnjë detyrim politik ndaj protestuesve, por ndaj qytetarëve që i kanë dhënë mandatin për të qeverisur.

“Asnjë prej tyre s’më ka dhënë votë, me asnjë prej tyre s’kam kontratë dhe për asnjë prej tyre e as për të tërë ata bashkë s’më ka shkuar asnjëherë ndërmend të prish kontratën me 800 mijë shqiptarë, ndër të cilët edhe plot flamingo!”, shprehet ai.

Rama tha se protestuesit nuk kanë asnjë lidhje me dokumentin “Besa” dhe se sipas tij, kërkesat e tyre për dorëheqje nuk do të ndikojnë në mandatin e tij.

“Kështu që sorrat dhe korbat as mos lodhen hiç së refuzuari BESËN, sepse BESA jonë s’ka asnjë lidhje me ta. As mos rreshtin së ardhuri poshtë penxheres time me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029 po të duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme nga ata, por është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si edhe gur themeli i jetës demokratike”, shkruan Rama.

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar dokumentin “Besa”, të cilin e cilësoi si strategjinë politike dhe qeverisëse për mandatin e katërt.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026