Barcelona-PSG, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Barcelona do të jetë pa Andreas Christensen dhe Sergi Roberton për takimin e tyre në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain që zhvillohet sot. Kampionët e La Ligës kanë një avantazh të vogël pas një fitoreje me rezultat 3-2 në kryeqytetin francez javën e kaluar, por mirëpresin PSG- në pa dy prej lojtarëve më të rëndësishëm.

Për PSG-në, lajmi kryesor është se Achraf Hakimi tani është kthyer nga pezullimi që e përjashtoi atë në ndeshjen e parë. Si rezultat, Marquinhos mund të kthehet përsëri në qendër të mbrojtjes, transmeton KosovaPress.

Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Cubarsi, Cancelo; Pedri, Gundogan, De Jong; Yamal, Lewandowski, Raphinha

PSG: Donnarumma; Hakimi, Marquinhos, Beraldo, Hernandez; Zaire-Emery, Ruiz, Vitinha; Dembele, Ramos, Mbappe

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024