Barcelona po përgatit renovimin e kontratës me Torres
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Barcelona po përgatit renovimin e kontratës me Torres
Barcelona është në përgatitje për të hapur bisedimet me Ferran Torres për një konratë të re, derisa klubi e di se muajt në vijim mund të jenë vendimtarë në përcaktimin nëse sulmuesi spanjoll do të mbetet në “Camp Nou” përtej vitit 2027.
26-vjeçarit, Bracelona është gati t’i ofrojë një konratë të re, megjithëse ende ka pasiguri nëse do të arrihet një marrëveshje, duke e lënë klubin katalanas përballë një vendimi të rëndësishëm.
Paraqitjet e Ferranit për Spanjën kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha të Evropës.
Sipas raportimeve, PSG-ja tashmë ka kontaktuar me kampin e lojtarit, ndërsa Luis Enrique kërkon të forcojë opsionet e tij sulmuese.
Ndërkohë, edhe Real Madridi është i interesuar për sulmuesin e Barcelonës.
Edhe pse nuk ka asnjë tregues se ndonjëri prej klubeve ka paraqitur një propozim formal, lista në rritje e admiruesve tregon se sa shumë vlerësohen performancat e Ferranit.
KosovaPress