Barcelona-Bayern/Skuadra e Xavit mëson sot fatin në Ligën e Kampionëve, ja formacionet e mundshme
Lexohet për: 2 min.
4-Barcelona
2 vite më parë
Linku u kopjua

Barcelona nuk e ka më fatin e kualifikimit tutje në Ligën e Kampionëve në duart e saj pas barazimit 3:3 në xhiron e kaluar me Interin, por synon që të fitojë dy ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve, duke filluar me atë të sotmen kundër Bayern Munichut.

Me fillim nga ora 21:00 Barcelona e pret në shtëpi, në stadiumin “Spotify Camp Nou” gjigantin gjerman, Bayern Munich, por e gjithë vëmendja do të jetë te ndeshja e Interit kundër Plzenit raporton KosovaPress.

Interi përballet me Plzenin nga ora 18:45, kështu që Barcelona e mëson sot fatin e saj në këtë garë ende pa e filluar ndeshjen kundër Bayernit.

Barça barazoi në xhiron e fundit me Interin me rezultat 3:3, kurse Bayerni e mposhti si mysafirë skuadrën e Plzenit me shifrat 4:2.

Ndërkaq, në takimin e parë të zhvilluar në muajin e kaluar, Barcelona u mposht nga Bayerni në Gjermani me rezultat 2:0.

Momentalisht, Bayerni zë vendin e parë në Grupin C në kuotën e 12 pikëve, krahas Barcelonës që renditet në vendin e tretë me katër pikë të arkëtuara.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Barcelonën nuk do të paraqiten Araujo, Christensen, Depay, Roberto ndërsa Gavi është në dyshim për shkak të një problemi në muskul, kurse te Bayerni mungojnë Hernandez, Neuer, Sane dhe Sarr.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Bellerin, Kounde, E Garcia, Alonso; De Jong, Busquets, Pedri; Dembele, Lewandowski, Raphinha

Bayern Munich (4-2-3-1): Ulreich; Pavard, Upamecano, De Ligt, Davies; Kimmich, Goretzka; Coman, Musiala, Gnabry; Mane

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024