Sondazhi më i ri, LVV bie në 43.5 %, Lista Vjosa 6 % dhe partitë tjera me rezultatin e njëjtë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sondazhi më i ri, LVV bie në 43.5 %, Lista Vjosa 6 % dhe partitë tjera me rezultatin e njëjtë
Analisti Bleron Baraliu ka bërë një sondazh online me 997 respondentë ku del se nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin aktualisht në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje do të kishte rënie me 43.5 %, PDK 21 %, LDK 12.5 %, AAK 6% dhe Lista Vjosa 6%.
Baraliu thekson se nga këto rezultate nuk shihet ndonjë ndryshim dramatik në raportet mes partive, por sipas tij një rezultat i tillë do ta detyronte Vetëvendosjen të hynte në koalicion për formimin e qeverisë.
Ai vlerëson se zgjedhjet e reja nuk janë shumë të mundshme në këtë fazë, duke shtuar se Gjykata Kushtetuese e Kosovës mund t’i japë edhe një mundësi Kuvendit për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Në analizë theksohet gjithashtu se efekti i votës së diasporës ka pasur ndikim të rëndësishëm në rezultatin e zgjedhjeve të kaluara, duke shtuar disa pikë përqindjeje për Vetëvendosjen.
Sipas vlerësimit të Baraliut, nëse zgjedhjet do të mbaheshin pa fushatë elektorale dhe pa efektin e plotë të diasporës, përqindja e Vetëvendosjes do të ishte disi më e ulët, ndërsa partitë e tjera do të ruanin përafërsisht pozicionet aktuale.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.