Baraliu- Gërvallës: Çka fiton kur etiketon aleatët si 'pa dhëmbë'
Lexohet për: 1 min.
bleron-baraliu-tregon-se-sa-vota-ia-ka-sjelle-vjosa-osmani-vv-se-sipas-matematikave-te-tij_6040be7521cc0
1 vit më parë
Linku u kopjua

Njohësi i çështjeve politike, Bleron Baraliu i ka reaguar zëvendëskryeministres dhe ministres së Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, duke thënë se si mund t’i shërbej vendit derisa kolegët dhe aleatët i etiketon si “pa dhëmbë”.

Ai ka shkruar në Facebook se diplomacia nuk është kuiz deklartash e analizash.

“Ironia kryesore qëndron në atë se, siç do të thoshte Sun Tzu, nëse BE është vërtetë 'Tigër prej letre' atëherë nuk ka gjë më shkurtëpamëse se të theksohet se "BE është tigër prej letre"!  Çka mund të fitonte në rastin më pozitiv të mundshëm një diplomat/ministër/KM që etiketon kolegët e aleatëve si 'pa dhëmbë'?!  Më së paku do të nxiste mllefin e tyre - dhe si mund t'i shërbej kjo vendit tonë, sidomos në kohën kur Serbisë po i rriten miqtë e neve armiqtë?!”, ka shkruar Baraliu.

https://kosovapress.com/admin/gervalla-sfidon-publikisht-ata-qe-e-kritikuan-per-fjalimin-ne-kroaci/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025