Analisti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu ka thënë se shtyerja e çështjes së targave për 10 muaj nga ana e Kurtit do paraqiste një absurditet, një shkelje mbi dinjitetin dhe sovranitetin e Kosovës, por edhe mbi probabilitetin se Kosova mund të zgjidhë problemet me Serbinë
“Borrell nuk është duke u treguar racist, Borrell është deklaratikisht dhe qartësisht racist, njëkohësisht i njëanshëm dhe unë, në vend të Kryeministrit Kurti nuk do kisha pranuar të diskutojë me të”.
Ndonëse kryediplomati Borrell u kritikua nga Kryeministri Kurti se i njëjti kishte braktikur planin franko-gjerman dhe krahas të tjerave, se ishte treguar i njëanshëm, sipas Baraliut kjo nuk është hera e parë që Borrelli ka demaskuar veten.
“Pikë së pari, ‘leverage capacity’ nënkupton presion dhe trysni, jo lehtësim. Qartazi, Borrell po thotë se unë do të ju kërkoj diçka që ndoshta nuk është parimisht e drejtë sepse ju po kërkoni të vini në familjen tonë. Tani, nuk ka ndodhur asnjë demaskim i Borrell, sepse në fuhnd të fundit, demaskimi i parë i tij ishte me ish-presidentin Thaçi kur e quajti të njëanshëm sepse e kishte penguar Sllovakinë të njihte Kosovën, nëse nuk gaboj para 5 viteve”, ka deklaruar ai.
Krahas kësaj, ai ka thënë se shtyerja e çështjes së targave për 10 muaj nga ana e Kurtit do paraqiste një absurditet dhe jo vetëm.
“Shtyerja e afatit prej 10-muajsh do nënkuptonte që Kosova është e gatshme të bëjë konsensuse të njëpasnjëshme pa përfituar asgjë në anën e kundërt. Është aburde, është e paarsyshme, është shkelje jo vetëm mbi dinjitetin dhe sovranitetin, por edhe mbi probabilitetin se Kosova mund të zgjidhë problemet me Serbinë.
Nga takimi në Bruksel nuk pati asnjë marrëveshje. Më vonë në po të njëjtën ditë, SHBA-të kërkuan nga Qeveria e Kosovës që e njëjta të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i lejuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje, kërkesë kjo e pranuar nga Kryeministri Kurti./Dukagjini