Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) të mërkurën rriti parashikimin e saj për zhvillim për këtë vit në rajonet e saj – Evropën, Azinë Qendrore dhe Afrikën e Veriut.
Produkti i Brendshëm Bruto (PBB) i rajoneve të BERZH-it, i cili mbulon afro 40 ekonomi, parashikohet të rritet me 2.4% në 2023, një rishikim 0.2 pikë përqindjeje në rritje krahasuar me parashikimin e saj në muajin maj, thuhet në një raport të bankës.
Rritja ekonomike pritet të rritet në 3.2% në vitin 2024, pasi presionet inflacioniste do ulen gradualisht. Shifra u rishikua në rënie me 0.2 pikë përqindjeje nga raporti i mëparshëm, për shkak të efektit bazë të rritjes më të lartë të pritur në vitin 2023, raporton AA.
"Rritja e fuqishme e ekonomive të Azisë Qendrore dhe performanca më e dobët e atyre në Evropën Qendrore dhe shtetet baltike reflektojnë pasojat e ndryshme të çmimeve të energjisë, inflacionit dhe modeleve të ndryshimit të tregtisë," tha Beata Javorcik, kryeekonomistja e BERZH.
PBB-ja në Azinë Qendrore parashikohet të rritet me 5.7% këtë vit dhe 5.9% vitin e ardhshëm.
Banka parashikon që ekonomia ruse të rritet me 1.5% në 2023 dhe 1% në 2024.