Njeriu që “i hoqi kokën” shefit të sigurimeve më të mëdha shëndetësore në SHBA
Bota
Lexohet për: 1 min.
Njeriu që “i hoqi kokën” shefit të sigurimeve më të mëdha shëndetësore në SHBA
6 orë më parë
Linku u kopjua

Policia e Nju Jorkut publikoi pamje nga kamerat e vëzhgimit në Manhattan, ku një vrasës i maskuar qëlloi dhe vrau me gjakftohtësi Brian Thompson, kryeshef ekzekutiv i UnitedHealth, kompania më e madhe e sigurimeve shëndetësore në SHBA.

Vrasësi u kap nga kamerat e vëzhgimit në hotelin Hilton në qendër të Manhattan.

Policia thotë se pas krimit vrasësi është arratisur me biçikletë dhe është vënë në kërkim intensiv.

Thompson po ecte drejt hotelit Hilton në Nju Jork në qendër të Manhatanit për të marrë pjesë në një konferencë UnitedHealthcare në kohën e sulmit. Hetuesit thonë se duket të jetë një vrasje e planifikuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024