Banka Botërore në raportin për Kosovën konstaton se gjatë vitit 2022, popullsia në moshë pune u tkurr shkaku i migrimit.
Gjetjet e raportit për peizazhin ekonomik dhe social të Kosovës paraqesin një pasqyrë të papunësinë, vështirësitë e biznesve dhe migracionin të theksuara si probleme kryesore.
Gjithashtu në këtë raport potencohet se pavarësisht progresit të qëndrueshëm ekonomik që nga pavarësia, mbetet një hendek i madh në të ardhura ndërmjet Kosovës dhe një shteti mesatar anëtar të Bashkimit Evropian.
Raporti i BB-së përmend se Bruto Produkti Vendor për gjysmën e parë të vitit 2023 arriti 2.9 për qind.
Po ashtu numri i punëkërkuesve të regjistruar u ul me 53 për qind midis korrikut 2022 dhe 2023.
Në raport thuhet po ashtu se borxhi publik dhe i garantuar publikisht (PPG) u ul në 17.3 për qind në muajin qershor 2023, nga afër 20 për qind në 2022.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.