Ballkaniku i Xhudos në Pejë, Kuka: Jemi gati, pres katër medalje të arta
Lexohet për: 2 min.
Driton Kuka
1 vit më parë
Linku u kopjua

Këtë fundjavë, më 2 dhe 3 shtator, në sallën e sporteve, 'Karagaç" në Pejë, do të mbahet Kampionati Ballkanik i Xhudos-Seniors & Mix Teams, në gara individuale dhe ekipore.

Mbi 120 garues nga 10 shtete do të zbarkojnë në Pejë, për të marrë pjesë në një garë mjaftë interesante, e cila i paraprinë Kampionatit Evropian të xhudos që do të mbahet poashtu në Kosovë në muajin dhjetor të këtij viti.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka, thotë për KosovaPress se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për këtë kampionat, edhe pse pranon se ishte mjaftë sfiduese të organizohet një ngjarje kaq madhore.

Përtej anës sportive, Kuka thotë se një tjetër sfidë në përgatitjet e këtij kampionati ishte edhe akomodimi i mysafirëve sepse janë dhjetë shtete që do të vijnë me më tepër se 120 garues në Kosovë.

Kuka shprehet tejet optimistë në lidhje me xhudistët nga Kosova që do të garojnë në këtë kampionat. Ai thotë se nga ata pret tri deri në katër medalje të arta

Tutje Kuka kishte edhe kritikat për disa federata sportive në Kosovë. Sipas tij, mungesa e rezultateve në arenën ndërkombëtare është tregues i qartë se nuk po punohet me seriozitetin e duhur në shumë federata. Ai ka thënë Kosova duhet ta ndjekë shembullin e Sllovenisë, një shtet që po arrin rezultate kulminante në shumë sporte.

Ndryshe, deri më tani, nga pjesëmarrjet në garat ndërkombëtare, janë pesë xhudistë që kanë arritur normën olimpike që cila ua garanton pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike që mbahen në Paris në vitin 2024.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024