Ballkani rrit presionin mbi Dritën, renditja tabelare pas xhiros së 12-të
Lexohet për: 1 min.
1-Superliga
2 vite më parë
Linku u kopjua

Me dy sfidat e së enjtes, Ballkani-Trepça ’89 dhe Drenica-Gjilani, është kompletuar edhe xhiro e 12 në Superligën e Kosovës.

Kampioni në fuqi mori tre pikë të reja duke e mposhtur skuadrën mitrovicase me rezultat 2-0 dhe me po të njëjtin rezultat edhe Drenica e mposhti Gjilanin.

Me këtë fitore, Ballkani i është ofruar në vetëm dy pikë liderit aktual Dritës, duke rritur kështu në maksimum presion ndaj skuadrës nga Gjilani.

Për më tepër, skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka edhe dy ndeshje më pak të zhvilluara, gjë që i jep një qetësi më të madhe në këtë drejtim, raporton KosovaPress.

Kështu qëndron renditja tabelare pas javës së 12-të:

Drita 27

Ballkani 25

Prishtina 18

Gjilani 18

Drenica 16

Llapi 13

Malisheva 11

Trepça ’89 10

Dukagjini 8

Ferizaj 8

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025