Ballkani në stilin e kampionit, shumë i fortë për Lirinë
Lexohet për: 1 min.
6-Ballkani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Lirisë, e vlefshme kjo për xhiron e 10-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani e ka mposhtur Lirinë 4:1, raporton KosovaPress.

Kampioni i Kosovës pjesën e parë e mbylli në disavantazh 1:0, pasi që Melos Zenunaj shënoi në minutën e 15’ për ta kaluar Lirinë në epërsi.

Por, Ballkani u rikthye fuqishëm në pjesën e dytë. Albin Berisha barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 46’, kurse Lumbardh Dellova i dhuroi Ballkanit epërsinë në minutën e 50’.

Ndërkaq, fitoren për skuadrën e Ilir Dajës e vulosi Almir Kryeziu, i cili shënoi dy gola (minuta e 55’ dhe minuta e 79’), për rezultatin final 4:1.

Me pikët e reja, Ballkani përforcon kreun e tabelës në kuotën e 23 pikëve, krahas Lirisë që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, dhe zë vendin e nëntë me gjashtë pikë të arkëtuara.

Rezultati final, 4:1 në favor të Ballkanit.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025