Ballkani mposhtet nga Astana në "Fadil Vokrri"
Lexohet për: 1 min.
394555908_1031028341567179_5937187702189246945_n
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Astanas, ku kampioni i Kosovës ka pësuar humbjen e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Pas plot 90' minutave lojë të zhvilluara në stadiumin "Fadil Vokrri", Ballkani është mposhtur 2:1 nga Astana, raporton KosovaPress.

Golat për Astanan i shënuan Dusan Jovancic (minuta e 7') dhe Abzal Beysebekov (minuta e 23'), ndërsa golin e nderit për Ballkanin e shënoi Edvin Kuc në minutën e 8'.

Me pikët e reja, Astana ngjitet në kuotën e tre pikëve në vendin e katërt, aq sa ka edhe Ballkani në vendin e tretë e Dinamo Zagrebi në vendin e dytë në Grupin C. Rezultati final i ndeshjes, 2:1 në favor të Astanas.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024