Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës, ku tanimë nuk ka dyshime sa i përket skuadrës që e fiton titullin e kampionit.
Ballkani është kampioni i Kosovës për të dytin vit me radhë. Fitorja e sotme 2:0 ndaj Ferizajt dhe humbja e Dritës nga Malisheva, nënkupton se suharekasit fitojnë titullin sërish, raporton KosovaPress.
Krahas këtij takimi ndeshje zhvilluan dhe Drita, Llapi e Prishtina.
Drita u mposht 1:0 si mysafire nga Malisheva, ku golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Ronald Sobowale në minutën e 56’.
Prishtina e shkatërroi Drenicën duke e mposhtur 4:1. Golat për prishtinasit i shënuan Kryeziu (minuta e 11’), Hyseni (minuta e 21’), Krasniqi (minuta e 59’) dhe Prapashtica (minuta e 85’), kurse golin e nderit te Drenica e shënoi Dervishaj në minutën e 31’.
Rezultatet final i gjeni më poshtë.
Ballkani 2:0 Ferizaj
Dukagjini 3:1 Trepça ‘89
Prishtina 4:1 Drenica