Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka konfirmuar largimin e Edvin Kuc dhe Armend Thaqit nga klubi.
Thaqi pritet të kalojë te skuadra rumune Cluj, kurse Kuc pritet t’i bashkohet skuadrës nga Azerbajxhani, Baku Neftchi, raporton KosovaPress.
“Kanë zbritur në fushë për qindra ndeshje!
Në secilën prej tyre veç e veç, u paraqitën me motiv e përkushtim të jashtëzakonshëm, duke dhënë shembullin tipik se si duhet sakrifikuar për skuadrën dhe fanellën që bartën. Atë e djersitën me vetëmohim në çdo minutë të betejave futbollistike, e jo rrallë edhe të gjakosur nuk u dorëzuan, duke vazhduar të luftojnë për qëllimet dhe objektivat e klubit. Ta kesh një kalibër të futbollistit të tillë për ta udhëhequr skuadrën, do të thotë shumë, kurse ne ishim edhe më me fat, pasi dy liderë të tillë i kishim në fushë.