Ballkani dhe Drita ndajnë pikët në Suharekë
Lexohet për: 1 min.
drita
1 vit më parë
Linku u kopjua

Është kompletuar xhiro e 24-të e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje derbi që u zhvilluan në mesdite, e ku që të dy përfunduan me barazime.

Kryendeshja u zhvillua në Suhareke, aty ku kampioni në fuqi dhe lideri aktual i tabelës, Ballkani u ballafaqua me Dritën, duke i ndarë pikët pasi barazuan me rezultat 1-1, raporton KosovaPress.

Skuadra e Ilir Dajës kaloi në epërsi pas 17’ minutave lojë me golin e Edvin Kuc, por të përzgjedhur e Arsim Thaqit reaguan duke rikthyer baraspeshën në minutën e 36’ kur Vitija shënoi për 1-1 duke e vendosur rezultatin final të këtij ballafaqimi.

Ky rezultat më shumë i shkoi për shtati Ballkani që mbetet në vendin e parë me 50 pikë, kurse Drita është e dyta me 48 sosh.

Me barazim përfundoi edhe ndeshje tjetër derbi ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës, derisa rezultati përfundimtar ishte 0-0.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025