Ballkani-BATE Borisov, formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
9-FZ
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të ballafaqohet sot me BATE Borisovin, në sfidën e parë të “PlayOff-it” të Ligës së Konferencës.

Skuadra e Ilir Dajës synon që për herë të dy radhazi të inkuadrohet në fazën e grupeve të kësaj gare, por për ta bërë këtë duhet ta eliminojë skuadrën nga Bjellorusia, e cila ka përvojë të madhe në garat ndërkombëtare, raporton KosovaPress.

Një gjë të tillë e pranoi edhe vet trajneri i Balllkanit, Ilir Daja në konferencë për media para ndeshjes, duke thënë se për shkak të kësaj përvoje, kundërshtari është favorit në këtë përballje.

Për këtë sfidë, portokallinjtë do të luajnë pa dyshen e rëndësishme, Qëndrim Zyba dhe Lindon Emërllahu.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, ndërsa të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato mund t’i gjeni më poshtë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025