Balla publikon pamje me ish-luftëtarë të UÇK-së në Kuvend të Shqipërisë: Liria ka emër
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Balla publikon pamje me ish-luftëtarë të UÇK-së në Kuvend të Shqipërisë: Liria ka emër
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, publikoi një sërë fotografish nga takimi me Iniciativën “Të gjithë për luftëtarin” në Kuvendin e Shqipërisë.
Balla i quajti Fotot e ditës: Liria ka emër.
Në këtë takim morën pjesë rreth 20 ish- luftëtarë, të veshur në uniforma të UÇK-së.
Me këtë rast, u vu theksi te çështja e ish-drejtuesve të UÇK-së, të cilët tash e mbi pesë vjet po mbahen në paraburgim në Hagë.
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Agim Pllashniku, tha për Kosova Press se kjo vizitë është një mesazh uniteti dhe qëndrueshmërie në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.
Përfaqësuesit e Iniciativës “Të gjithë për luftëtarin” shprehën qëndrimin e tyre lidhur me këtë proces dhe nevojën për drejtësi.
Po ashtu, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për mbështetjen e dhënë dhe Rezolutës kundër Gjykatës Speciale në Hagë , Iniciativa “Të gjithë për luftëtarin” e nderoi me një mirënjohje Kuvendin e Shqipërisë.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.