Bajrami: Rritja ekonomike 2.02% në tremujorin e dytë, më e ulta ndonjëherë
Biznes
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike.

Bajrami ka shkruar në Facebook se shkruar se më 22 mars të vitit 2021, është votuar Qeveria Kurti II dhe në atë kohë rritja ekonomike në vend ka qënë mbi 16%, sot rritja ekonomike në vend është vetëm 2.02%.

Sipas saj, është e ditur që në atë kohë ka qenë edhe bumi postpandemik, por situata sot është rezultat i mungesës totale të politikave ekonomike:

“Që 80 ditë vendin e kemi nën sanksione, që tri vite i kanë bllokuar investimet kapitale, nuk ka asnjë politikë fiskale, asnjë refomë për përmirësim të ambientit të biznesit, nuk ka rritje të pagave, 42% e buxhetit shkon në subvensione, vetëm 18% në investime kapitale që nuk arrijnë t'i shpenzojnë, nuk ka bashkëpunim me komuna, nuk ka dialog me biznese, ka korrupsion, ka nepotizëm, ka tenderë me negociim. Dhe ja rezultati 2.02% rritja ekonomike për T2, 2023, më e ulta ndonjëherë”, ka shkruar ajo.

https://kosovapress.com/admin/eksporti-i-mallrave-shenon-renie-drastike-bpv-ja-me-rritja-reale-2-2-me-shume-se-vjet/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024