Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se kryeministri Albin Kurti dhe deputeti, Armend Muja kanë mashtruar për rritjen ekonomike në Kosovë.
“Kosova është vendi më i varfër në Evropë, përpos Ukrainës që është që dy vjet në luftë. Kosova është nën sanksione, rrezikon të largohet nga Procesi i Berlinit. Prej vitit 2021, gjatë kësaj qeverisjeje janë rritur çmimet për 22%. Inflacioni ka ra, por nuk kanë rënë çmimet. Qeveria po manipulon e me shifra. Kjo është gënjeshtra e radhës e tyre”, ka thënë Bajrami.
“Jo që nuk ka ndodhur kjo, po qeveria në kurriz të rritjes çmimeve po lavdërohet. Qeveria e ka marr asnjë masë për të ndryshuar këtë gjendje të çmimeve”, tha Bajrami në Debat Plus të RTV Dukagjini, transmeton Kosovapress.
Kjo qeveri sipas deputetes Bajrami, mjetet e qytetarëve i ka fut në buxhet dhe pastaj siç është shprehur ajo “i ka shpërndarë në forma të karameleve dhe nuk ka pasur asnjë investim”.