Bajrami: Kurti dhe LVV e kanë shtyrë liberalizimin e vizave për 6 vjet
Lexohet për: 1 min.
Hykmete Bajrami 2021 (1)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami theksoi se meritat për liberalizimin e vizave nuk i takojnë kryeministrit Albin Kurtit, dhe qeverisë që ai drejton.

Ish-ministrja e Financave, Bajrami theksoi se Kurti dhe partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, me veprimet e tyre e kanë shtyrë liberalizimin për gjashtë vjet, nga viti 2017-ta deri më 2024.

“Fakti që Kosova është nën sanksione tregon më se miri meritat e Albin Kurtit për liberalizim. Megjithatë ai dhe LVV ka një meritë sa i përket liberalizimit, e kanë shty nga 2017 në 2024”, shkruan ajo në Facebook.

Më 1 janar iu dha fund regjimit të vizave dhe pritjes disavjeçare të qytetarëve të Kosovës, për të lëvizur lirshëm pa viza drejt vendeve në zonës Schengen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025