Bajrami i reagon Muratit: Qytetarët u varfëruan dhe morën kredi 5.668 miliardë euro
Biznes
Lexohet për: 3 min.
hykmete-bajrami1711018228
2 javë më parë
Linku u kopjua

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliardë euro dhe vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja.

Ajo i ka reaguar ministrit Murati, duke i thënë se Qeveria nuk ka marrë borxhe vetëm kur nuk kanë mundur t’i kenë 80 vota në Kuvend.

Sipas saj, në vend që Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata.

Postimi i plotë:

Qeveria Kurti s’ka hy borxh, borxh kanë hy qytetarët

Kreditë në banka kanë arritë shumën 5.6 miliardë Euro, 15.7% më shumë se në vitin 2023.

Dje, Hekuran Murati paska mbajtë një ligjëratë propaganduese në Gjakovë. Ai u mundua t’i bindë gjakovarët se rritja ekonomike në të kaluarën ka ardhur nga borxhet e marra nga shteti – sipas tij 1.5 miliardë euro. Madje po krenohet se qeveria e tij nuk po bën të njëjtën gjë.

Por e vërteta qendron ndryshe nga deklaratat e Muratit:

1. Qeveri ka vazhdu me marrë borxhe, nuk kanë marrë vetëm kur s’kanë mundur t’i ketë 80 vota në Kuvend.

2. Qeveria nuk ka ndërtuar asgjë me paratë e marra borxh, sepse nuk ka pasur investime kapitale; as autostrada, as spitale, as shkolla, asgjë. Pra në vend se Qeveria të marrin borxhe për zhvillim, falë rritjes enorme të çmimeve kanë marrë më shumë para nga qytetarët, duke i varfëruar ata.

3. Politikat e qeverisë kanë futur qytetarët në borxh. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kreditë në banka në fund të dhjetorit 2024 kanë arritur shumën prej 5.668 miliardë euro. Vetëm në vitin 2024 janë shtuar 768 milionë euro kredi të reja.

Pra, në të kaluarën shteti merrte borxh dhe ndërtonte infrastrukturë për qytetarët. Sot, qytetarët janë ata që po marrin borxh për të mbijetuar, derisa qeveria merr me shumë tatime e taksa falë çmimeve të rrituara. Në katër vitet e fundit infacioni ka qënë 21.5%.

Siç e ka thënë Ronald Reagan: “Nuk kemi inflacion sepse njerëzit po jetojnë shumë mirë, kemi inflacion sepse qeveria po jeton shumë mirë.”

Qeveria ka bërë përpjekje të mashtroj me numra  katër vite radhazi, por qytetarët e kanë të vërtetën e tyre, atë që e kanë jetuar ata.

9 shkurti është afër

Ndryshimi është afër

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025