“Bajpasi ka faj”, Basha e pranon se rruga Kijëve-Zahaq po u nxjerr telashe ngasësve e banorëve
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
“Bajpasi ka faj”, Basha e pranon se rruga Kijëve-Zahaq po u nxjerr telashe ngasësve e banorëve
Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka inspektuar, të mërkurën, ecurinë e punimeve në rrugën Kijevë–Zahaq, me ç’rast edhe e ka pranuar se punimet po shkaktojnë pengesa dhe vonesa të përkohshme për ngasësit, banorët dhe bizneset e zonës.
Sipas njoftimit të ministrisë, një nga pikat që aktualisht po shkakton më së shumti vonesa në trafik është bajpasi te Ura e Dollcit, i krijuar për shkak të minimit të një pjese të rrugës.
Gjatë vizitës në terren, Basha zhvilloi takime me inxhinierët e operatorit ekonomik që kryen punimet këtu, të cilët thanë se kjo pjesë pritet të pastrohet brenda shtatë ditësh, duke mundësuar rikthimin e qarkullimit në rrugën ekzistuese.
Ministri po ashtu vizitoi të gjitha segmentet e projektit, ku me ekipet teknike diskutoi sfidat që po shoqërojnë realizimin e punimeve.
“Sipas vlerësimeve në terren, ky segment rrugor do të ketë rritje të intensitetit dhe një dinamikë edhe më të mirë të punimeve”, thuhet në njoftimin e ministrisë, transmeton KosovaPress.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit u ka bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim për shkak të vonesave të përkohshme në trafik, duke theksuar se do të vazhdojë monitorimin e punimeve dhe koordinimin me të gjithë akterët për përfundimin sa më të shpejtë të këtij projekti rrugor. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.