Babai i Neymar: Nuk doja që ai të largohej nga Barcelona
Sport
Lexohet për: 2 min.
Neymar
2 orë më parë
Linku u kopjua

Babai i Neymar, Neymar Pai ka folur për transferimin e djalit të tij nga Barcelona te Paris Saint Germain. Neymar iu bashkua PSG-së në verën e vitit 2017, në një marrëveshje me vlerë 222 milionë euro, e cila deri më sot mbetet transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit.

Në atë kohë mendohej se Neymar po largohej për t'i shpëtuar hijes së Lionel Messit dhe për të bërë emër te PSG. Megjithatë, duket se jo të gjithë e pranuan vendimin e Neymar për t'u bashkuar me PSG-në dhe njëri prej tyre që ishte kundër lëvizjes ishte babai i tij.

“Bordi në vitin 2017 i bëri gjërat të vështira. Me të vërtetë doja që djali im të qëndronte në Barcelonë. Deri në ditët e fundit bëmë gjithçka që ai të mos largohej dhe ai u largua”, tha ai, përcjellë KosovaPress.

Duke shpjeguar vendimin e Neymar për t'iu bashkuar PSG-së, ai deklaroi se sulmuesi nuk donte të hynte në këpucët e Messit. “Ai nuk donte ta vinte veten në pozicionin e yllit më të madh të Barcelonës. Dhe ai vendosi duke thënë: 'Unë po shkoj në anën tim'”, shtoi ai.

Neymar luajti për PSG-në për gjashtë vjet, përpara se të largohej në vitin 2023. Gjatë kohës së tij në “Parc des Princes”, ai u lidh me një rikthim te Barcelona në shumë raste.

Neymar aktualisht është pjesë e Al Hilal, megjithëse kontrata e tij me skuadrën saudite skadon në fund të sezonit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024