Babai i Naim Murselit: Ende nuk po mundem t’i besoj syve dhe veshëve
Lexohet për: 2 min.
fwqwfwq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Shaban Murseli, babai i Naim Murselit ka thënë se si familje janë në gjendje mjerueshme dhe është shumë e rëndë dhe se ende nuk i kanë treguar fëmijëve dhe po presin praninë e psikologëve nga Suedia.

“Desha të bëj një sqarim se Naimi ka qen i sëmurë, jo Naimi ka pasur vetëm një defekt në zemër dhe që nga mosha dy vjeçare kemi shkuar në Suedi, Naimi nuk ka qen në gjendje as një flutur me mbyt. 13 vite martesë kanë qen qifti më i lumtur që mund të ekzistojë”, tha ai.

Ai shtoi se Naimin e ka takuar kur e kanë thirr të bëjnë përshëndetjen e fundit me Liridonen dhe aty i ka shprehur ngushëllime.

“Kur kemi shkuar në varreza thash nuk është vetvetja, Naimi u ankua për prezencë të mediave dhe unë e bërë timen ku e kam dhënë një intervistë që më është keqpërdorë pasi unë nuk kisha asnjë informacion”, tha ai në Tv Dukagjini.

Ai ka thënë se ka dashur të marrë pjesë në rivarrimin që sot është bërë.

“Dje ua shkrova një mesazh pasi ajo ka qen si vajzë e imja dhe unë doja të merrja pjesë në rivarrimin e saj, mor morra përgjigje negative, më thanë se miqësia jonë ka përfunduar, nuk mundeni kurrsesi”, duke shtuar se për Naimin nuk ka caktuar avokat dhe nuk e ka kontaktuar as Naimin.

Babai i Naimit është pyetur edhe si e kujtojë lajmin që djali i tij pagoi dike tjetër për të vrarë bashkëshorten e tij.

“Unë ende nuk po dua me besuar sepse ai ia pagojë biletën vëllait të vet nga Suedia të vijë në Kosovë për t’ia ndërruar gomat veturës së Liridonës sepse ftohët e mos po rrëshqet, ende nuk po mundem t’i besoj syve dhe veshëve të mijë”, tha ajo.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025