Mbrojtësi i Isni Kilajt, Ian Eduards, tha se nuk ka asnjë provë të vetme që Kilaj të ketw kontaktuardëshmitarin katër apo ndonjërin nga dëshmitarët, siç u dëgjua nga audio- incizimet e Prokurorisë si prova, ku thuhet se Thaçi udhëzon Kilajn të thërras dëshmitarë për ndryshim të dëshmisë.
Eduards tha se argumentet e prokurorisë mbështeten në një takim të vetëm, atë të 6 tetorit 2023.
Mbrojtësi i Kilajt, tha se nuk ka asnjë provë të vetme që Kilaj të ketë kontaktuar dëshmitarët e çështjes gjashtë dhe të ketë ndonjë provë që ai të ketë takuar ndonjërin prej tyre.
“Unë nuk do trajtoj aspak se çfarë ka thënë apo nuk ka thënë Thaçi. Kilaj nuk pranon asgjë sa i takon udhëzimeve të pretenduara. Si në çdo gjykatë penale në botë, qoftë edhe në Kosovë, Britani... prokuroria i paraqet provat dhe duhet të provojw provat e saj, të vërtetoj provat e që Kilaj është fajtor për akuzat. Nuk është detyrim i Kilajt të tregojw pafajësinë e tij. Edhe nëse prokuroria arrin të vërtetojw atë që është diskutuar në vizitën e 6 tetorit, nuk ka asnjë provë të vetme që Kilaj të ketë kontaktuar dëshmitarët e çështjes gjashtë. Dhe të ketë ndonjë provë që Kilaj të ketë takuar ndonjë prej tyre”, tha ai.
Megjithatë, dëshmitari katër ka thënë se për herë të fundit me Kilajn ka biseduar gjatë vitit 2017-2018.
“Edhe sikur të marrim fjalë për fjalë atë që ka thënë Kilaj ai ka thënë që është takuar me një dëshmitar një javë para vizitës së 6 tetorit që ka qenë shumë kohë pasi ky dëshmitar e kishte dhënë dëshminë në çështjen e gjashtë, kështu që nuk ka si të ketë ndërhyrë Kilaj në dëshminë e tij. Të flasim për dëshmitarin katër dhe akuzat në këtë aktakuzë, jo vetëm që nuk ka prova që Kilaj ta ketë kontaktuar para ose pas 6 tetorit, por ka prova pozitive që ky dëshmitar nuk është kontaktuar asnjëherë nga Kilaj. Dëshmitari katër tha që për herë të fundit ka kontaktuar Kilaj nga viti 2017-2018, ai nuk pranoi që ndonjë person më 2024 ta ketë kontaktuar për të diskutuar përvojën e tij gjatë luftës apo që të ketë ndërhyrje. Dhe ka mohuar sërish në maj dhe qershor 2025. Kjo është provë”, tha Eduards.
Pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.