AUV ndalon importin e rreth 22 kg koncetrat për pije me afat të skaduar
Dëgjoje me zë...
AUV ndalon importin e rreth 22 kg koncetrat për pije me afat të skaduar
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar se ka ndaluar 21,280 kg koncentrat pije (lëng portokalli – 65 përzierje aseptike konvencionale) me afat të skaduar i cili ishte eksportuar nga kompania ProdalimBV nga Holanda dhe importuar në Kosovë nga Laberion SH.P.K., Podujevë.
“Pas kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik të mallit nga Inspektorati Fito Sanitar, është konstatuar se koncentrati për pije kishte afat të skaduar dhe, si pasojë, është ndaluar hyrja e tij në Republikën e Kosovës” – thuhet në njoftimin e AUV-it.
Sipas njoftimit të AUV-it, ky vendim është marrë në përputhje me legjislacionin në fuqi për sigurinë ushqimore i cili përcakton se produktet me afat të skaduar paraqesin rrezikshmëri të lartë për konsumatorët, dhe si të tillë, ato nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.