AUV largon nga tregu disa seri të produkteve “Kinder”
Lexohet për: 2 min.
Kinder1
2 vite më parë
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) ka hequr nga tregu disa produkte “Kinder”, pas raportimeve në vende të tjera të botës se në to është gjetur bakteri salmonelë.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se AUV ka nisur hulumtimet mbi mundësitë e shitjes së këtij produkti në Kosovë pas lajmërimeve për tërheqje nga tregu të disa serive të produkteve Kinder prodhues Ferrero, rezultuar pozitive në salmonelë në vende të tjera.

“Menjëherë kemi nisur hulumtimet mbi mundësitë shitjes se këtij produkti edhe ne vendin tonë.  Edhe pse deri më tani asnjë nga produktet  Kinder të tregtuara në Kosovë nuk ka ndonjë analizë qe ka rezultuar pozitiv në salmonelë. Përderisa ne kemi mandatin për mbrojtje të konsumatorëve i cili është edhe prioritet i yni, në koordinim dhe me njoftim të prodhuesit, si masë paraprake është vendosur tërheqja produkteve Kinder sipas llojeve dhe serive”, thuhet në komunikatë.

Sipas AUV-së, prodhuesi në koordinim me distributorin kanë vendosur për të tërhequr vullnetarisht këto produkte të specifikuara.

Inspektorati Sanitar i AUV-së është dukë bërë mbikëqyrjen e tërheqjes së produkteve dhe në të njëjtën kohë janë duke marrë mostra për testime laboratorike.

AUV rekomandon konsumatorët që kanë blerë ndonjë nga produktet përkatëse si në tabelën në vijim, të mos i konsumojnë ato, por t’i kthejnë tek distributori.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025