Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Autorizohet pagesa e subvencioneve të mbetura bujqësore për vitin 2025
12.03.2026
12/03/2026 - 13:16
Linku u kopjua

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja ka nënshkruar vendimin për autorizimin e pagesës së detyrimeve të mbetura nga Programi i Pagesave Direkte për vitin 2025, bëhet e ditur në komunikatën për media, transmeton KosovaPress.

Me këtë vendim, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB) obligohet të procedojë menjëherë me ekzekutimin e pagesave për të gjithë përfituesit e verifikuar të subvencioneve bujqësore sipas listave përfundimtare të miratuara në kuadër të Programit për Pagesa Direkte për vitin 2025.

Pagesat do të realizohen nga buxheti i miratuar i Republikës së Kosovës, në përputhje me alokimet buxhetore për sektorin e bujqësisë dhe procedurat e zbatueshme të Thesarit të Republikës së Kosovës.

Me hyrjen në fuqi të buxhetit dhe përmbushjen e kushteve të nevojshme financiare dhe procedurale, është krijuar mundësia për procedimin e pagesave të mbetura për përfituesit e programit.

Departamenti për Buxhet dhe Financa në AZHB, në bashkëpunim me Thesarin e Republikës së Kosovës, është obliguar të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për realizimin e pagesave në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e financave publike.

Sipas vendimit, Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë duhet të raportojë tek Ministri brenda pesë (5) ditëve për progresin e realizimit të pagesave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026