Atletico Madrid-Inter, formacionet e mundshme
Lexohet për: 1 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Wanda Metropolitano” do të jetë nikoqir i derbit mes Atletico Madridit dhe Interit, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen që u zhvillua në “Giuseppe Meazza”, Interi e mposhti Atleticon me rezultat minimal 1:0, falë golit të shënuar nga Marco Arnautovic në minutën e 79’, raporton KosovaPress.

Fakt interesant është që në gjashtë nga nëntë ndeshjet e fundit të Atleticos në Ligën e Kampionëve goli i parë është shënuar brenda dhjetë minutave të para.

Sa i përket përballjes së sotme, te Atletico do të mungojnë Gimenez, Lemar dhe Vitolo, kurse te Interi nuk do të paraqiten Arnautovic, Augusto, Cuadrado dhe Sensi.

Formacionet e mundshme i gjeni më poshtë.

Atletico Madrid (5-3-2): Oblak; Molina, Savic, Witsel, Hermoso, Lino; Saul, De Paul, Koke; Depay, Morata

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025