Atletët kenianë dominojnë maratonën e Varnës në Bullgari
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Atletët kenianë dominuan kursin klasik 42 kilometra në maratonën e Varnës të dielën. Shadrack Kimaiyo mori fitoren, duke shënuar 2:24.02 orë në meshkuj, dhe në atë të femrave, Sheila Chebet me 2:40.35 orë. I dyti doli Kennedy Rono (Kenia) me 2:24.20 orë dhe i treti Nikolay Kaufman (Bullgari) me 2:38.12 orë.

Ruth Mbatha nga Kenia doli e dyta në maratonën e femrave me 2:40.16 orë. Fituesja e vitit të kaluar, atletja bullgare Marinela Nineva, doli e treta me 2:49.29 orë. Gjithsej 179 sportistë nisën në garën klasike të maratonës. Fituesi merr një çmim prej 1.500 euro, dhe nënkampionët përkatësisht 1.000 dhe 500 euro.

Rreth 418 garues hynë në gjysmë maratonë dhe 532 në kursin 10.5. Gjithsej, në maratonë morën pjesë 1200 pjesëmarrës nga 33 vende. Në gjysmëmaratonën e meshkujve fitoi Mohamed Chaaboud nga Maroku me 1:07.50 orë, ndërsa tek femrat Valeria Dimitrova me 1:33.13 orë. Garuesi më i ri ishte 9-vjeçari Dimiter Georgiev, ndërsa më i madhi - 77-vjeçari Remzi Narli nga Turqia. Të dy morën pjesë në kursin 10.5 km. /BTA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024