ATK rrit monitorimin për kupon fiskal
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Administrata Tatimore e Kosovës ka krijuar ekipin e veçantë për inspektime në terren, për të verifikuar nëse bizneset janë duke lëshuar me rregull kuponët fiskal, në këtë periudhë kur shërbimet ndaj konsumatorëve janë të rritura në nivel të dukshëm.

Sipas njoftimit, këto inspektime janë pjesë e përpjekjeve tona të vazhdueshme për të siguruar një sistem të drejtë dhe transparent fiskal.

“Përmes këtij njoftimi, ATK u bën thirrje tatimpaguesve që të jenë të rregullt në lëshimin e kuponëve fiskal, në mënyrë që mos të bëhen objekt i ndëshkimeve. Po ashtu, kujtojmë se lëshimi i kuponëve fiskal është një detyrim ligjor për të gjitha subjektet ekonomike dhe mosrespektimi i këtij detyrimi mund të sjellë sanksione administrative dhe ndëshkime të tjera ligjore, të cilat qojnë edhe deri tek mbyllja e tyre. Ftojmë të gjitha bizneset të respektojnë rregullat dhe të bashkëpunojnë me inspektorët tatimor gjatë këtyre verifikimeve. Qëllimi ynë është zbatimi i ligjit dhe trajtimi i barabartë dhe i drejtë për të gjithë tatimpaguesit”, thuhet në njofitm.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024