Administrata Tatimore të Kosovës njofton se ka një trend rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5 milionë euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo shprehur në përqindje 12.3 për qind.
Sipas njoftimit ATK-ja në raport me planin ka tejkalim të planit për 7.9 milionë euro apo 2.3%.Më tej thuhet se reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.
“ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj, gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore”, thuhet në komunikatë.