Atalanta e eliminon Liverpoolin, Roma e Bayer Leverkuseni prekin gjysmëfinalen e Ligës së Evropës
Lexohet për: 2 min.
15-Atalanta, Roma, Bayer Leverkusen
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Kanë përfunduar tri nga katër ndeshjet e sotme të Ligës së Evropës, ndërsa përballja mes Marseille e Benficas shkon në vazhdime.

Atalanta e ka eliminuar Liverpoolin nga Liga e Evropës, edhe pse u mposht sot me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Atalanta kishte fituar ndeshjen e parë në “Anfield Road” me shifrat 3:0, ndërsa në rezultat të përgjithshëm e mposht Liverpoolin 3:1 dhe kështu vazhdon në gjysmëfinale të kësaj gare.

Fitore sot regjistroi edhe Roma, e cila e mposhti Milanin 2:1. “Giallorossët” triumfuan në ndeshjen e parë me rezultat 1:0, kështu vazhdojnë tutje duke eliminuar “Rossonerët” me rezultat të ngushtë 3:1.

Bayer Leverkuseni gjeti gjithashtu kualifikimin tutje, edhe pas barazimit të sotëm 1:1 me West Hamin. Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave përfundoi 2:0, kështu që Bayeri vazhdon tutje duke eliminuar “Çekanët” me shifrat 3:1.

Ndërkaq, vazhdimet nevojiten në përballjen mes Marseille e Benficas, ku rezultati momental është 1:0 në favor të Marseille. Ndeshja e parë kishte përfunduar 1:0 në favor të Benficas, kështu që tani nevojiten vazhdimet e ndoshta edhe penalltitë për ta përcaktuar fituesin.

Roma 2:1 Milan (kualifikohet Roma me rezultat të përgjithshëm 3:1)

Atalanta 0:1 Liverpool (kualifikohet Atalanta me rezultat të përgjithshëm 3:1)

West Ham 1:1 Bayer Leverkusen (kualifikohet Bayer Leverkuseni me rezultat të përgjithshëm 3:1)

Marseille 1:0 Benfica (ndeshja shkon në vazhdime)

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024