Atalanta dhe Berat Gjimshiti sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Me fitoren e sotme ndaj Lecces, Atalanta e siguroi matematikisht kualifikimin për në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Pas më shumë se 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Via del Mare”, Atalanta e mposhti Leccen si mysafire me shifrat 2:0, raporton KosovaPress.

Golat për skuadrën e Gasperinit i shënuan Charles De Ketelaere (minuta e 48’) dhe Gianluca Scamacca (minuta e 53’).

Me pikët e reja, Atalanta ngjitet në kuotën e 66 pikëve në vendin e pestë në tabelë, krahas Lecces që renditet në pozitën e 13 me 37 pikë.

Nga Serie A pesë skuadra kualifikohen për në Ligën e Kampionëve.

Rezultati final i ndeshjes, 2:0 në favor të Atalantas.  

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024