Aston Villa synon Garnachon
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Aston Villa synon Garnachon
Aston Villa pritet të investojë një pjesë të konsiderueshme të shumës së përfituar nga shitja e Rogers për përforcimin e skuadrës.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, klubi nga Birminghami ka paraqitur një ofertë zyrtare te Chelsea për anësorin Alejandro Garnacho.
Oferta parashikon huazimin e futbollistit me mbulimin e plotë të pagës, si dhe një opsion blerjeje që mund të bëhet i detyrueshëm nëse plotësohen kushte të caktuara gjatë sezonit.
Romano thekson se trajneri Unai Emery është nxitësi kryesor i këtij transferimi dhe e sheh Garnachon si një futbollist me potencial për të bërë hapin e radhës në karrierë.
“Emery e konsideron Garnachon një objektiv të rëndësishëm dhe beson se mund ta ndihmojë të arrijë një nivel edhe më të lartë në zhvillimin e tij”, raportoi Romano.
Përveç Garnachos, Aston Villa po shqyrton edhe alternativa të tjera për repartin ofensiv, ndërsa vazhdon kërkimin për një zëvendësues të Morgan Rogers.
KosovaPress