Aston Villa shokon Arsenalin
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Skuadra e Aston Villës ka fituar kundër favoritit Arsenal në udhëtim me rezultat 2:0, në kuadër të javës së 33-të të Premierë Ligës angleze në futboll. Dy gola për tri pikë të arta skuadrës mysafire ia siguruan brenda tre minutave Leon Bailey në minutën e 84-të dhe Ollie Watkins në minutën e 87-të. Arsenali pas humbjes së pestë në këtë edicion garash dështoi të tejkalojë Manchester Cityn në vendin e parë me 73 pikë, duke mbetur i dyti me 71 pikë. Aston Villa arriti fitoren e 19-të në këtë edicion garash dhe forcohet në pozitën e katërt me 63 pikë, tetë më pak se LIverpool në vendin e tretë, i cili pësoi sot si vendas nga Crystal Palace 0:1.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024