Asnjëherë mos e ruani kafenë në këtë vend
Shëndetësi
Lexohet për: 2 min.
3 javë më parë
Linku u kopjua

Nëse jeni adhurues i zjarrtë i kafesë mund të mendoni se dini një ose dy gjëra për këtë pije popullore, por në fakt mund të jeni duke bërë një gabim për shkak të mënyrës se si e ruani.

Sipas ekspertit të kafesë, Jonny England, shumë adhurues të kafesë e bëjnë këtë gabim çdo ditë – dhe kjo mund të jetë arsyeja pse kafeja juaj mund të mos shijojë aq mirë.

“Edhe pse është e zakonshme që njerëzit të ruajnë kafenë në frigorifer, kjo në fakt nuk është praktika më e mirë. Ruajtja e kafesë në frigorifer përshpejton procesin e përkeqësimit të kafesë për shkak të lagështirës në frigorifer. Kafeja është shumë e ndjeshme për të marrë aromat e tjera nga frigoriferi juaj dhe askush nuk dëshiron të pijë kafe që ka shije si qepë,” tha ai.

Ashtu si me shumicën e ushqimeve dhe pijeve, kafeja ka gjithmonë shije më të mirë kur është e freskët, zakonisht brenda tre muajve të parë të pjekjes.

Ekspertët këshillojnë që pas hapjes së paketimit të provoni ta përdorni kafen brenda pak javësh për shkak se humbet shpejt shijen pasi të ekspozohet ndaj oksigjenit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024