Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në Ekonomitë Familjare për vitin 2023.
Sipas rezultateve të anketës TIK në ekonomitë familjare përqindja e ekonomive familjare që kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2023 është rreth 98,6%. Ndërkohë që, 0,8% e ekonomive familjare kanë deklaruar se nuk kanë pasur qasje në internet gjatë vitit 2023.
Grup-moshat që kanë pasur qasje në internet
Grup-mosha me përqindjen më të lartë të qasjes në internet është grup mosha 16-24 vjeç me rreth 21,5%, pasuar nga grup-mosha 25-34 vjeç me 21,4%, ndërkohë me përqindjen më të vogël të qasjes në internet është grup-mosha 65+ me rreth 7,9%.
Përdorimi i internetit nga femrat dominon me 51,7%, krahasuar me meshkujt me 48,3%.
Pajisjet e përdorura për t’u qasur në internet në %
Pajisjet për qasje në internet në %