Ligji i ri për rregullat e trafikut, i cili do të hyjë në fuqi nga data 3 prill i këtij viti, parasheh gjoba të larta për shkelësit e rregullave në komunikacion. Ekspertët thonë se ligji, i cili synon rritjen e sigurisë rrugore, ka mangësi dhe shprehen skeptikë për zbatimin e tij, ndërsa qytetarët kërkojnë ashpërsimin e gjobave. Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti, ka thënë për KosovaPress se para hyrjes në fuqi të ligjit është dashur të fillohet me përdorimin e kamerave dhe radarëve mobilë dhe statikë, pasi problemi qëndron te identifikimi i personave që shkelin rendin dhe ligjin në trafik.
Ndërsa, qytetari Shaip Dushi ka thënë për KosovaPress se gjoba prej 150 eurosh nuk është asgjë në krahasim me dëmin që mundet të shkaktohet në shëndet, si pasojë e mos përdorimit të rripit të sigurisë në trafik.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.